Si duket Andresa në ditët e fundit të shtatzanisë?
Megjithëse rreth dy muaj më parë konfirmoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë, modelja Andresa Ambrosio nuk ka publikuar asnjë foto me barkun e rrumbullakosur.
Por së fundmi ka qenë këngëtarja Rozana Radi ajo e cila ka publikuar në Instagram një video të Andresës me barkun e rrumbullakosur.
Në një video të publikuar në profilin e saj, Rozana shfaqet së bashku me Andresën dhe Joni Peçin teksa shprehet se është me “shtatzënën më të re në qytet.”


Lajmin se është në pritje të ëmbël e bëri të ditur vetë modelja gjatë emisionit “Telebingo shqiptare” (KLIKO).
Ishte një telefonuese që e pyeti bukuroshen gjatë lojës, nëse është në pritje të ëmbël. Andresa kishte veshur një fustan të gjerë me lule ku dukej pak barku i rrumbullakosur.
E teksa nuk e mohoi aspak, Andresa u përgjigj: “Zonja ka të drejtë”. Ndërsa Arditi shkoi ta përqafonte modelen për konfirmimin e lajmit të ëmbël.
