Fjoralba Ponari tregon arsyet përse nuk po mendon të ketë një fëmijë së shpejti!
Fjoralba Ponari është një nga vajzat më të dashura të ekranit për publikin, teksa sezoni i ri e gjen sërish në prezantimin e Portokalli, por edhe me një tjetër projekt, larg televizionit, për të cilin moderatorja nuk ka dhënë ende detaje dhe jemi ende në pritje.
Po ashtu, edhe pse në fillimet e saj Fjoralba jepte pak ose aspak detaje nga jeta personale, me kalimin e kohës ka prezantuar me ndjekësit e fansat partnerin e saj, duke ndarë edhe plot momente që ata kalojnë bashkë, po ashtu duke na treguar edhe planet e saj për të ardhmen, gjithmonë duke qenë e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë.
Së fundmi, në rubrikën “Ask me a quesion” në Instagram, Ponari ndër të tjera është pyetur edhe nëse planifikon të bëj një bebe së shpejti dhe përgjigja që ndjekësi mori është e qartë, për momentin moderatorja nuk e mendon këtë. Ose të paktën e planifikon të ketë, por vetëm 5 sekonda
“E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!”- shkruan Fjoralba.

Pra sic thamë, gjithmonë e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë dhe sigurisht, presim një “po” kurdo që të jetë gati.