Prindër të 4 fëmijëve, çifti i famshëm ndahet pas 10 vjetësh martesë!
Lideri i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij, Aja Volkman, janë ndarë pas më shumë se 10 vitesh martesë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes Twitter-it:“Me trishtim them që pas shumë vitesh të bukura bashkë, unë dhe Aja jemi ndarë”.
“Të jemi prindër të shkëlqyer për fëmijët tanë është prioriteti ynë numër një. Faleminderit që na keni mbështetur gjithmonë me dashuri dhe kujdes gjatë gjithë këtyre viteve. Çifti që u martua në vitin 2011, kanë katër fëmijë: vajzën Arrow, 10, binjaket Gia dhe Coco, 5, dhe djalin Valentine, 2 vjeç.