Dy bjondë! David Beckham i “vjedh” look-un djalit të tij

David Beckham , 47 vjeç është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kësaj here, ai ka vendosur që të bëhet biond njësoj si djali i tij, Romeo. Ata u shfaqën mjaft të qeshur në një turmë fansash dhe babë e bir dukeshin si dy pika uji.

Për më tepër, shikoni fotot.

Victoria Beckham ka shqetësuar fansat së fundmi duke ngritur dyshime se martesa e saj me David Beckham mund të jetë në krizë– dhe gjithçka ka të bëjë me atë që duket të jetë një tatuazh që po fshihej.

Fansat e vunë re kyçin e Victoria-s pak më herët kur ajo bëri një tutorial të buzëkuqit të linjës së saj në Instagram, duke vënë në dukje se një pjesë e tatuazhit në kyçin e dorës dukej se ishte zbehur pothuajse plotësisht. Bëhet fjalë për tatuazhin “DB”, inicialet e burrit të saj që ajo ka që nga 10 vjetori i lidhjes së tyre.

Një burim i afërt me çiftin tha për TMZ se nuk ka asnjë problem martesor mes të dyve. Thjesht së fundmi Victoria ka qenë duke hequr disa tatuazhe nga trupi i saj.

Gjithashtu, ajo dhe David u fotografuan javën e kaluar dorë përdore në publik dhe dukeshin kaq të qeshur

Pra gjithçka ishte shumë zhurmë për asgjë.

Share With:
Translate »
129 Views