Kanye West sulmon publikisht Kim Kardashian: Unë nuk bëj kompromise, fëmijët do të ndjekin…

Kanye West po kërkon që fëmijët e tij të ndjekin ‘Akademinë Donda’.

Pjesa e dytë e intervistës së reperit “Heartless” me Tucker Carlson u transmetua të premten mbrëma dhe 45 vjeçari, e bëri të qartë se nuk është i gatshëm të bëjë “kompromis” kur bëhet fjalë për arsimimin e katër fëmijëve të tij.

“Gjithçka që ata bëjnë është të marrin të gjithë fëmijët e famshëm dhe t’i ‘hedhin’ në të njëjtën shkollë,” tha reperi për shkollën aktuale të fëmijëve të tij, Sierra Canyon, duke pretenduar se administrata përpiqet t’i “indoktrinojë ata”.

“Tani për tani kemi arritur në një kompromis – por nuk kam mbaruar sepse unë nuk bëj kompromisem por kemi arritur në një fazë që fëmijët e mi të vijnë në shkollën time pas shkollës dhe të mësojnë korin.”

Që kur Kim paraqiti kërkesën për divorc vitin e kaluar, Ëest dhe ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, kanë debatuar rreth mënyrës se si t’i rrisin fëmijët e tyre.

Aktualisht, katër fëmijët shkojnë në shkollën Sierra Canyon me kohë të plotë dhe më pas bëjnë aktivitete jashtëshkollore në Donda.

Dizajneri i modës – i cili ndan North, Saint, Psalm dhe Chicago me 41 vjeçaren, ka debatuar dhe më parë në lidhje me opinionin e tij për shkollën private të fëmijëve.

Share With:
Translate »
138 Views