“I kam thyer zemrën mamasë sime, më vjen keq”, rrëfehet Inva Mula

Si rrallë herë, sopranoja e njohur shqiptare Inva Muka ka dhënë një intervistë të gjatë e të mbushur me emocione për gazetarin Drini Zeqo në emisionin e mëngjesit në “A2 Cnn”.

Një rrëfim vërtetë i veçantë, e herë pas here i mbushur me emocione, teksa ajo ka folur për karrierën e saj, familjen, dashurinë e fëmijët.

Inva zbuloi se si nisi karriera e saj, teksa tregon se ka bërë prova në fshehtësi nga e ëma, për të mësuar veprën e njohur botërore  “La Traviata”.

Sot, Inva ndihet keq pasi ndjen se i ka thyer zemrën së ëmës, e cila nuk jeton më.

Unë sapo mbarova Konservatorin e Tiranës, që sot njihet si Akademia e Arteve dhe në ato momente nuk e mendoja largimin nga Shqipëria. Nuk kisha as pasaportë. Si çdo shqiptar. “La Traviata” luhej në atë kohë në teatrin tonë dhe vendosa ta mësoj vetë, në fshehtësi. Sepse mamaja ime, si mësuesja ime e kantos, një grua shumë e disiplinuar nuk lejonte që një këngëtar t’i digjte etapat e formimit. Tani mamaja ime nuk jeton më dhe më vjen keq që ja kam thyer zemrën. Por rebelizmin e atëhershëm, do ta interpretoja si kuraja e një artisti të ri që ka nevojë për konfirmim”– rrëfen Inva Mula për emisionin e mëngjesit “Dita jonë” në A2 Cnn.

telemedia.al

Share With:
Translate »
156 Views