Princi William e ka bërë të qartë: Camilla nuk është gjyshja e fëmijëve të mi
Është koha për një pasqyrë interesante në marrëdhëniet disi të tensionuara të Princit William me njerkën e tij, Mbretëreshën Camilla. Sipas autores Angela Levin, Princi i Uellsit nuk e sheh Camilla-n si gjyshen-njerkë të fëmijëve të tij, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.

Levin sapo ka botuar “Camilla: From Outcast to Queen Consort”.
Në të Levin shkruan: “William e ka bërë të qartë se Camilla është gruaja e babait të tij, por jo gjyshe e fëmijëve të tij. William ka thënë se tre fëmijë e dinë se kanë dy gjyshër, por vetëm një gjyshe.”
Levin vazhdon më tej: “William dhe Harry ishin përkatësisht 23 dhe 20 vjeç, kur Camilla u bë zyrtarisht njerka e tyre në vitin 2005. Ajo ishte më shumë një e rritur miqësore që e takonin ndonjëherë në mbledhjet mbretërore. Është përpjekur të jetë inkurajuese, por jo të ndikojë tek ata”.

Autorja shton se Camilla e ka ditur gjithmonë vendin e saj dhe as nuk është përpjekur që të afrohet si gjyshe me fëmijët e William, sidomos pas marrëdhënies shumë të afërt që ata kanë me prindërit e Kate.
Në fund ajo shton se William dhe Harry nuk e kanë mirëpritur vendimin e gjyshes për ta quajtur Camilla-n Queen Consort.