E RËNDË/ DJ i njohur gjendet i pajetë në pyll, bashkë me të dhe e dashura shtatzënë, dyshimet e policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku dj i njohur, Koray Alpergin, është gjetur i pajetë në pyll.

Sipas mediave të huaja mësohet se Alpergin ishte zhdukur bashkë me të dashurën e tij pak kohë më parë. Në media u përfol se çifti, të cilët ishin duke pritur dhe një fëmijë pasi e dashura e Alpergin ishte shtatzënë, ishin rrëmbyer nga shtëpia e tyre.

Trupi i tyre u gjet i hedhur në pyllin e Essex në Britaninë e Madhe, ndërkohë miqtë e tyre dhe familjarët kanë hapur dyert e mortit.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin , pasi dyshimet janë të mëdha se çifti është rrëmbyer dhe më pas janë vrarë.

Share With:
Translate »
145 Views