Vizatimet e vogëlushit e nxorën zbuluar/ Si u demaskua futbollisti 28-vjeçar që abuzonte me 4-vjeçarin, ndihmohej nga e ëma
Një histori tjetër e pazakontë kriminale ka dalë sërish në pah në Greqi. Një futbollist amator 28-vjeçar, i quajtur Dimitris Kravaritis ka abuzuar seksualisht me një 4-vjeçar.
E implikuar është edhe nëna e tij, e cila ishte dadoja e vogëlushit. Kjo e fundit ka qenë në dijeni të veprave të të birit dhe ka lejuar që kjo të vazhdojë të ndodhë. Në fund vizatimet e vogëlushit kanë zbuluar gjithçka.
“Protothema” shkruan se sipas informacioneve të deritanishme, futbollisti i Kombëtares së Tretë, në kohën kur akuzohet se ka ngacmuar fëmijën katër vjeç, ka qenë ushtar në një zonë aty pranë dhe e ka vizituar shpesh nënën e tij në shtëpinë e të miturit, ku ajo punonte si dado.
Por kur 52-vjeçarja zbuloi veprimet e urryera të djalit të saj, jo vetëm që i mbuloi ato, por e lejoi atë të vazhdonte t’i kryente. Prindërit e katërvjeçarit dyshuan se diçka nuk shkonte kur vunë re një ndryshim në sjelljen e tij, por edhe kur panë disa nga vizatimet e tij
Më pas, ata iu drejtuan një specialisti, i cili e kuptoi shumë shpejt se çfarë kishte ndodhur. Në verën e vitit 2021 babai i fëmijës ka denoncuar në Drejtorinë e Sigurimit të Agrinit ish-dadon 52-vjeçare dhe djalin e saj për abuzime me të birin e tij katërvjeçar.
Gruaja ishte kujdestarja e fëmijës dhe për këtë arsye djali i saj kishte akses të lehtë me djalin e vogël. Informacioni mbi faktet tashmë është bërë publik nga Policia greke dhe ka të bëjë me Dimitris Kravaritis, futbollist i Kombëtares së Tretë, i cili është proceduar për akte seksuale ndaj një të mituri.