Taulant Balla uron të bijën: Gëzuar Melania ime! Nesër do t’i frymë qirinjtë sepse sot u vonova në Kuvend
Kjo e enjte për kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është tepër e veçantë, pasi e vogla e tij Melania ka ditëlindjen.
Në 5-vjetorin e të bijës, Balla është detyruar që të mos festojë me të për shkak të seancës plenare e cila ka vazhduar gjatë gjithë ditës.
Përmes një postimi në “Facebook”, deputeti e uron Melanian, teksa i premton që qirinjtë e tortës do t’i fryjnë nesër bashkë, pasi sot ai nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të diskutimeve të gjata në Kuvend.
“Gëzuar Melania ime ???????? vjetorin! Të duam shumë❤️
Qirinjtë e tortës ???? do t’i fryjmë nesër bashkë. Sot u vonova për shkak të diskutimeve të gjata në Kuvend”, shkruan Balla krah fotos së vajzës.