Shkoi për të ndjekur ndeshjen e djalit të tij, Kanye përfundon “duke u zënë”! Si reagoi Kim Kardashian?

Kanye West i ka zhvendosur zënkat nga në rrjetet sociale, në jetën e përditshme.

Reperi u filmua duke u grindur me një prind në lojën e futbollit të djalit të tij Saint në Los Angeles.

Në disa pamje të siguruara nga mediat e huaja duket 45 vjeçari, i cili është përballur me reagime publike dhe pasoja profesionale për sulmin e tij të komenteve antisemitike, duke pasur një shkëmbim të ashpër me një individ të paidentifikuar.

Kim Kardashian ndodhej aty gjithashtu për të mbështetur djalin e saj. Miliarderja u ul aty pranë në një karrige në lëndinë e rrethuar nga siguria, por nuk bëri asnjë reagim në lidhje me incidentin.

Një grua tjetër, e cila dukej se ishte një mike e familjes – iu afrua West dhe i tha diçka që e shtyu autorin e hitit “Heartless” të dilte nga fusha.

Një dëshmitar i tha TMZ se West iu deshën disa minuta për t’u qetësuar dhe përfundimisht u kthye për të parë pjesën tjetër të lojës së Saint pa ndonjë dramë të mëtejshme.

Tërhoqi vëmendje fakti që Kim dhe Kanye nuk ndërvepruan me njëri-tjetrin për asnjë moment gjatë kohës që ndodheshin në një ambient.

Në vazhdën e antisemitizmit Kanye West humbi një sërë partneritetesh biznesi, duke përfshirë GAP, Balenciaga dhe Adidas. Atij disa ditë më parë iu mbyll edhe Akademia e tij “Donda”.

Share With:
Translate »
128 Views