“Unë isha pa mundësi”, Silva Gunbardhi: Djali im nuk do ta fillojë nga zero

Silva Gunbardhi iu bashkua programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të thënë mendimin e saj se kur është më e rëndëishme paraja, në rini apo në pleqëri. Këngëtarja thotë se në rini mund të bësh pa para, ndërsa pleqëria pa to “do ishte një katastrofë”. Ajo vetë thotë se aktualisht nuk po grumbullon para për pleqërinë e saj, por për të ardhmen e djalit.

Silva Gunbardhi: Më shumë para duhen kur je i ri, sepse sa më i ri të jesh aq më shumë kërkesa ke. Ndërsa pleqëria ka nevojat bazike, më shumë kanë nevojë për përkujdesje, për dashuri mendoj se sa për para.

Aldo: Ngrohtësi?

Silva Gunbardhi: Ngrohtësi, përkujdesje të njerëzve të afërt, mendoj që kështu do ishte më mirë.

Aldo: Por sidoqoftë tani, gjithë ky grup i madh që punoni tani, ti punon për pleqërinë apo jo?

Silva Gunbardhi: Unë punoj që të plotësoj, e para nevojat jetike bazike të familjes time dhe të fëmijës tim sepse kur ke një fëmijë sikur ke një pleqëri, unë besoj që pleqëria është njësoj si fëmija.

Aldo: E diskutueshme.

Silva Gunbardhi: Për këtë, por edhe për të hequr diçka mënjanë.

Aldo: E qartë, për pleqërinë gjithmonë.

Silva Gunbardhi: Që kur të rritet djali, të ketë edhe ai një bazë, mos të jetë si unë për shembull që isha pa mundësi, e kam filluar nga zero. Djali im nuk do ta fillojë nga zero.

Aldo: Ti mendon për djalin, jo për pleqërinë.

Silva Gunbardhi: Unë mendoj për djalin tim, nuk kam arritur akoma na stadin të mendoj për pleqërinë se dua edhe goxha vite.

Share With:
Translate »
110 Views