“U rizgjova dhe kuptova që dashuria për familjen time është më e vlefshme”, Sylvester Stallone tregon si u pendua pas ndarjes

Sylvester Stallone ka folur për martesën e tij me Jennifer Flavin dhe se si ndarja e tyre e shkurtër ishte një “kohë e trazuar” në jetën e tij. Stallone, 76 vjeç, foli me ”Sunday Times” për ndarjen pas 25 vitesh martesë, përpara se të anulonin divorcin vetëm një muaj më vonë.

“Le të themi se ishte një kohë shumë e trazuar”, tha Stallone. “Kishte një rizgjim të asaj që ishte më e vlefshme se çdo gjë, e cila është dashuria ime për familjen time. Ajo ka përparësi mbi punën time dhe ky ishte një mësim i vështirë për t’u mësuar”.

Kur Jennifer Flavin, 54 vjeç, paraqiti kërkesën për divorc nga Stallone në gusht, Stallone tha në një deklaratë se ata po “i trajtonin miqësisht dhe privatisht këto çështje personale”, përpara se PEOPLE të konfirmonte në shtator se Flavin dhe Stallone u pajtuan. Që atëherë çifti është parë në Neë York më 7 tetor, dy javë pasi ata njoftuan se divorci nuk po ndodhte.

Stallone ka pesë fëmijë. Djemtë Sage dhe Seargeoh janë nga martesa e tij e parë me aktoren Sasha Czack. Ndërsa vajzat Sophia, 26, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20, i ka me Flavin. Në intervistën e tij të fundit me ”Times”, Stallone tregoi çfarë ka mësuar rreth të qenit baba.

“Unë nuk i kushtova vëmendje të mjaftueshme kur ata po rriteshin,” tha ai. “Isha shumë i orientuar drejt karrierës dhe tani them: “OK, nuk kam aq shumë kohë përpara dhe dua të filloj t’i pyes për jetën e tyre”.

Sa i përket vajzave të tij, Stallone shpjegoi se ai po kompenson kohën e humbur dhe është pak më i përfshirë këto ditë.

Share With:
Translate »
92 Views