Piktori Gëzim Meta rrëfen marrëdhënien që ka me vjehrrin e tij Stefi Prifti: Shok, vëlla, një raport për marshallah!
Gëzim Meta, dhëndri i Stefi Priftit ka rrëfyer sot për marrëdhënien që ai ka me vjehrrin e tij, këngëtarin shumë të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Piktori Meta ka thënë në një intervistë në “Ora Neës” se me vjehrrin e tij ka një raport të shkëlqyer dhe se shpesh herë dalin së bashku për të drekuar.

“Marshalla! Me Stefin, me vjehrrin me shokun me vëllain kam një marrëdhënie për mashalla. Është tip shumë sportive, i dashur, komunikues. Angazhohemi dalim dhe pasi ai është tepër i angazhuar dhe unë gjithashtu falë zotit marrëdhënien e kemi të shkëlqyer.”, tha Meta.
Gëzim Meta është bashkëshorti i Maria Priftit, vajzës së këngëtarit korçar, Stefi Prifti.
