Anna publikon këngën e saj të tretë dhe Arditi nuk mund të mos ishte më i lumtur

Anna Gjebrea është vetëm 13 vjeçe, por ka arritur të rrëmbejë zemrat e të gjithëve me zërin e saj. Sot ajo ka publikuar dhe këngën e saj të tretë “Just Dance”. Kënga është ritmike dhe plot ngjyra. Anna duket se ka trashëguar nga i ati talentin për muzikën dhe mund të themi se ajo është lindur për në skenë. Gjebrea është shprehur i emocionuar për projektin e tretë të së bijës dhe mirënjohës ndaj ekipit që kanë punuar me të.

 

 

“Një tjetër emocion për mua! “Just Dance” nga Anna Gjebrea Tashmë në YouTube dhe në çdo platformë tjetër! E në fakt, nuk e kisha menduar se do isha mirënjohës shumë më shumë për ata që mendojnë, punojnë e krijojnë për vajzën time, sesa për mua”, shkruan Gjebrea.

Share With:
Translate »
146 Views