Nëse mendon se lodrat inteligjente ta bëjnë fëmijë gjeni, e ke gabim

Ka një fiksim të prindërve në përgjithësi, po edhe të tezeve, hallave e kujtdo që i bën dhuratë fëmijëve të vegjël. Jo makina, jo kukulla, por lojëra që synojnë të rrisin inteligjencën.

The Guardian e nis një shkrim me fjalinë: prindërit duan lojëra për t`i çuar fëmijët në Harvard.

Po shkenca ç`thotë?

Tendenca për ta përgatitur fëmijën që të vogël, edhe tek lojërat, që të bëhet i suksesshëm kur të rritet, është mund i çuar dëm. Lojërat janë lojëra.

Thelbi është të vëzhgohet fëmija dhe këshillohet teksa luan, qoftë edhe me një kukull. Sipas metodës së njohur Montesori, fëmija nuk duhet të kryejë aktivitete që nuk i dëshiron. Madje kjo mund të jetë kundërproduktive.

Kështu që kur të blini lojëra, blijini ato që i pëlqejnë. Meqë janë edhe festat përpara.

Share With:
Translate »
104 Views