Urimi i Elvana Gjatës në ditëlindjen e motrës së saj është gjëja më e bukur që mund të keni parë sot

Elvana Gjata ka bërë një urim mjaft të veçantë për ditëlindjen e motrës së saj Migena Gjata.

“E të them të dua, kudo të jesh të dua. Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime. Je krenaria ime!
Faleminderit që më njohe me muzikën dhe me zërin tim! E ti, je zëri me i bukur në botë për mua qe i jep gëzim shpirtin tim”- ka shkruar ajo në një alubim të publikuar në Instagram, me një video dhe një foto të veçantë nga fëmijëria.

Këngëtarja Elvana Gjata ishte e ftuara speciale  speciale në spektaklin “Dancing With the Stars”. Ajo dhuroi një performancë elektrizuese në skenë dhe më pas gjykoi performancat e konkurrentëve si anëtare jurie.

Por si u ndje Elvana Gjata në këtë rol? Vetë këngëtarja tha gjatë spektaklit se ndjehet në “siklet” ndërsa së fundmi ka publikuar edhe këtë foto që i thotë të gjitha.

Kujtojmë se nuk munguan debatet në “DWTS”. Partnerja e Ledrit, Sara Hoxha dhe Luixhino kërcyen një vals nën tingujt e këngës së Elvana Gjatës “Më fal”.

Dyshja u vlerësuan vetëm me 38 pikë nga 50 të mundshme në total, pasi jurisë i ishte shtuar edhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata.

Sara Hoxha u kritikua nga anëtarët e jurisë të cilët e vlerësuan performancën e saj si të ftohtë dhe pa emocion.

Konkurrentja e “DËTS” sigurisht e mbrojti veten duke u shprehur se kishte shumë pak ditë për tu përgatitur.

“Kishim vetëm 4 ditë kohë të mësonim kërcimin, të mësoja unë të aktroja…”, tha Sara.

Mirëpo në këtë moment ajo u ndërpre nga Dalina Buzi e cila duket se nuk i përton komentet e saj. Ajo i tha Sarës se vetëm justifikohej.

“Sara këtë nuk duhet ta thuash më kurrë se e ke bërë si justifikim. Këtë nuk duhet ta thuash më kurrë, nuk na intereson më shpirt se çdo njeri këtu do thotë kam 4 ditë kohë. Në fund ne duam të shikojmë kërcimin”, u shpreh ajo.

Share With:
Translate »
164 Views