“Jam shtatzënë”, Një ‘prank’ ndez debatin në “BBV Kosova”, njëri nga banorët kërkon largimin nga shtëpia
Gjon Karrica ose siç njihet ndryshe si Lugati, ka marrë një vëmendje të madhe në BBV Kosova.
Së fundmi ai është vendosur përsëri në qendër të vëmendjes dhe e gjitha kjo për shkak të një shakaje që çifti Urim dhe Alisa iu bënë banorëve.
Alisa kërkoi vëmendjen e të gjithëve, për të bërë një lajmërim. Ajo u shpreh se është shtatzënë dhe menjëherë banorët nisën të bohorasin dhe shkuan shpejt për ta uruar. Mirëpo pas gjithë gëzimit dhe entuziazmit të banorëve, Alisa tha se e gjitha ishte një ‘prank’ (shaka).
Gjoni nuk e priti aspak mirë këtë gjë dhe menjëherë u shpreh i revoltuar me shakanë e çiftit.
“Është shaka me nivel 0.0 shije. Nuk bëhen shaka me vdekje dhe lindje. I urrej njerëzit që duan të bëjnë gjithçka për pak vëmendje”-tha mes të tjerash Gjoni, i cili sa i përket Alisës, u shpreh se i ka humbur respekti për të.
Më tej debati ka vijuar në dhomën e gjumit, sërish mes Gjonit, i cili kësaj here pati diskutim me partnerin e Alisës, Urimin. Ky i fundit i doli në mbrojtje partneres së tij dhe i tha Gjonit që të “mos flasë ashtu me të” sepse “nuk e njeh kur nervikoset.”
Në një tjetër diskutim në oborr Gjoni ka vijuar me reagimet e tij, madje në një moment tha se “do të ikë nga shtëpia.”
I gjithë ky reagim i Gjonit, nervozoi edhe Stresin. Konkretisht Stresi reagoi nga deklarata e Gjonit për “nivelet” e tyre. Sigurisht, Stresi nuk hezitoi të përgjigjet duke thënë përballë të gjithë banorëve se “Kush është Gjoni të më tregojë mua disnivelet”.