Në pediatrinë e Tiranës realizohet ndërhyrja e rrallë në botë dhe shpëtohet 9-vjeçari

Stafi mjekësor i Kirurgjisë Infantile në Pediatrinë e Tiranës ka realizuar me sukses një ndërhyrje tepër e rrallë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, pas së cilës i shpëtuan jetën një 9-vjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me falenderimin për stafin mjekësor.

“Pasi vuante nga vështirësi në frymëmarrje, zbulohet në shërbimin e Pneumologjisë dhe të Radiologjisë se kishte një masë tumorale në trakenë e qafës, e cila pengonte kalimin dhe nxjerrjen e ajrit. Operacioni u krye me sukses, duke rezekuar pjesën e trakesë së prekur nga masa dhe u realizua rikonstruksioni i saj. Pas periudhës post-operatore në Reanimacionin e Pediatrisë, Rafaeli është kthyer shëndosh e mirë në shtëpi “, shprehet ministrja.

Mjeku Dritan Alushani tha, se ekipi i pneumologjisë dha kontributin fillestar në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientit.

Sëmundje e konstatuar, tumori i trakesë, është mjaftë e rrallë. Sot në botë numërohen më pak se 10 raste.

Share With:
Translate »
182 Views