“Isha shtatzënë, gjeta atletet e një femre tjetër në shtëpi”, këngëtarja flet për përballjen me bashkëshortin

E ftuar këtë të premte në emisionin e moderatores Ester Bylyku ‘Glamour Zone’, ka qenë këngëtarja e mirënjohur veriore Vida Kunora.

Në një rrëfim tejet të sinqertë, ajo ka zbuluar një histori të trishtë të jetës së saj, ku dyshonte se bashkëshorti i saj nuk ishte besnik.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse ajo do të ndahej po të zbulonte se bashkëshorti kishte kishte patur një lidhje 5-vjeçare, këngëtarja tha se familja nuk prishet për asnjë arsyje.

Më pas ajo rrëfeu për herë të parë një histori gjatë kohës që ishte shtatzënë:

“Kam gjetur dikur në shtëpinë time atlete, vathë dhe fije floku të një femre tjetër. Në atë kohë kam qenë shtatzënë me vajzën. Kur e pyeta burrin, ai më tha se nuk do të ma bënte kurrë këtë, dhe u justifikua se në shtëpi kishte ardhur shoku i tij i ngushtë me të dashurën. Unë e besova. Më bëri komplimente me shumicë dhe ashtu ka ndodhur, ka qenë shoku i tij në shtëpinë tonë”(qesh).

Share With:
Translate »
177 Views