40-vjetori e gjeti pak të sëmurë, por veç ky person di si ta ”shërojë” Xhemi Shehun

Kudo ku është Arbana është dhe Xhemi apo kudo ku është Xhemi është dhe Arbana? Renditja e emrave nuk ka rëndësi pasi dy moderatoret e njohura janë thuajse gjithmonë bashkë, e me miqësinë e tyre disavjeçare na kanë treguar se shoqëria e vërtetë në media apo botën e artit nuk është thjesht sa për sy e faqe.

Ditën e sotme Xhemi feston ditëlindjen e 40-të dhe doni të dini kush e ka surprizuar pak pas mesante, pasi kishte qenë për plot 4 orë në transmetim të drejtpëdrejtë? E kush tjetër, përveç Arbanës.  Pas përfundimit të spektaklit të djeshëm, moderatorja e njohur ka shkuar në shtëpinë e saj me një buqetë të madhe me lule për t’i uruar ditëlindjen.

 “Gëzuar ditëlindjen vajzës më speciale që kam fatin ta kem shoqe, motër, zemër. I love you. (P.s Swipe për të parë ku vrapova mbrëmë pas showt.)”– shkruan Arbana ndërkohë që ka ndarë për ndjekësit edhe disa foto me momentet më të bukura që ka kaluar me Xhemin.

Share With:
Translate »
158 Views