Kristen Bell tregon si ua ka shpjeguar vajzave ilaçin që pi çdo darkë: Një brokoli për trurin
Kristen Bell ka folur mbi stilin e saj të prindërimit dhe faktit sesi kurrë nuk i gënjen vajzat e saj.
“Unë dhe bashkëshorti im kemi qenë shumë të sinqertë me vajzat në betejat tona, sepse këtë shembull duam të japim për to. Burri im ka qenë shumë i hapur dhe i sinqertë për shërimin e tij. Vajzat e dinë se çfarë është alkoolizmi, ato e dinë se çfarë janë llojet e ndryshme të drogërave dhe e dinë pse disa janë të paligjshme dhe pse disa jo. Pilulën që marr gjatë natës ia kam përshkruar si brokoli për trurin tim. Më duket një krahasim i mirë”, ka treguar Kristen.
Vajzat e saj Lincoln dhe Delta janë 8 dhe 9 vjeç.