E mitura rrëmbehet në mes të dasmës, arrestohet i dyshuari, ishte mes të ftuarve

Dalin detaje të reja lidhur me vajzën e mitur të zhdukur rreth dhjetë ditë më parë gjatë një ceremonie martesore në Francë. Një burrë 34 vjeç u arrestua në shtëpinë e tij në Domessin këtë të diel, i akuzuar për rrëmbimin e 9-vjeçares Maelys. Ai rezultonte mes të ftuarve të dasmës. Shkak për arrestimin e tij u bënë disa gjurmë ADN-je që u gjetën brenda makinës së tij. Por pavarësisht kësaj nga e mitura nuk ka ende asnjë gjurmë, duke bërë që kërkimet të vijojnë me intensitet. Vogëlushja ishte me familjen, në martesën e një kushëriri të nënës. Në orën 03.00 të mëngjesit të së dielës së një jave më parë, teksa po festohej, u pa nga disa dëshmitarë në një dhomë, ku ishin sistemuar fëmijët për të fjetur… dhe nga ai moment asnjë gjurmë prej saj.

Share With:
Translate »
831 Views