E pranoi! I dashuri i Era Rusit qenka i famshëm, ja planet për fëmijë!
Era Rusi ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën, në Televizionin Klan.
Këtë herë Era është vendosur në një sfidë që publiku mezi e ka pritur për ta rikthyer në program. Ajo duhej të zbulonte çfarë kishte në kutitë e mistershme, përndryshe duhet t’u përgjigjej pyetjeve për të në këtë sfidë.
E tmerruar nga objektet në kuti, Era vendosi të flasë e të fitojë më shumë pikë, ku zbuloi ekskluzivisht për “Zemër Luana” se partneri i saj është artist dhe se do donte shumë një fëmijë për këtë vit: “E dua tani”, përfundoi këngëtarja!