Grabitqar me sjellje prej pedofili, pse të gjithë po i kundërvihen Leonardo DiCaprio-s?

Në një kohë kur të gjithë mendonin se aktori i njohur Leonardo DiCaprio po përjetonte shkëndija dashurie me Gigi Hadid, në rrjete sociale dhe shtypin rozë po përflitet se 48-vjeçari është në të vërtetë në një lidhje me 19-vjeçaren Eden Polan. Ylli i “Inception”, “Shutter island” dhe “The wolf of Wall Street” u fotografua me modelen të ulur pranë njëri-tjetrit në një event muzikor dhe kaq mjaftoi që rrjeti të ziente nga thashethemet.

DiCaprio duket se i ka qëndruar besnik edhe kësaj here kriterit “nën 25 vjeç” pasi historikisht fituesi e çmimit “Oscar” nuk ka pasur lidhje me femra moshatare apo më të mëdha se ai. Megjithatë romanca e re e tij duket se nuk po “miratohet” nga publiku, që ka shpërthyer në kritika dhe meme në Twitter.

“E dashura e Leonardo DiCaprio-s është aq e re, sa iu desh të ndërpresë shkollën e mesme nga COVID-19”, tha një përdorues.

“E dini që Bobi është më i madh në moshë se e dashura e Leonardo DiCaprios,“ tha me shaka një person i dytë, duke iu referuar qenit më të vjetër në botë, Bobit 30-vjeçar.

“48-vjeçari Leonardo DiCaprio këmbëngul se çdo gjë është e shkëlqyer mes tij dhe të dashurës së tij 19-vjeçare, duke shtuar se vetmja gjë që është e vështirë është kur duhet të flas me të”, shkroi dikush.

Përdorues të tjerë kritikuan aktorin dhe e konsideruan grabitqar me sjellje prej pedofili.

Share With:
Translate »
135 Views