“Arritja ime më e madhe”/ Pasi u bë nënë për herë të parë, Eleni Foureira publikon fotot e ëmbla me djalin e saj

Prej disa ditësh në rrejt qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur me origjinë shëiptare Eleni Foureira është bërë nënë për herë të parë.

Së fundmi këngëtarja ka konfirmuar lajmin duke publikuar fotot e para të vogëlushit të saj të porsalindur. Eleni dhe partneri i saj Alberto Botia janë bërë prindër të një djali.

Në fotot e publikuara në Instagram, 35-vjeçarja u shfaq duke ushëyer bebushin e saj me gji.

“Arritja ime më e madhe? 07/02/23”,- shkroi artistja krahas fotove të ëmbla ku nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta nga miq dhe fansa të saj.

Kujtojmë se artistja ishte përfolur prej disa kohësh se ishte në një pritje të ëmbël pasi ajo papritur vendosi të anulojë turneun e saj. Më vonë Eleni i surprizoi fansat me fotot ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur duke konfirmuar kështu se është në pritje të fëmijës së parë.

Ajo publikoi foto në shtrat me partnerin e saj, ku pozonte e veshur me të brendshme të zeza dhe ekspozoi barkun e rrumbullakosur.

“+1????????❤️”, shkroi Eleni Foureira krahas imazheve të ëmbla.

Daljet publike të Eleni Foureiras ishin të rralla, ashtu si edhe postimet e saj në rrjetet sociale, fakt që nxiti akoma më shumë thashethemet.

Gjatë kësaj kohe këngëtarja kishte zgjedhur që këtë lajm të lumtur ta mbante për vete dhe ta ndante vetëm me të afërmit e saj.

 

 

 

 

Share With:
Translate »
156 Views