Banorja e BBV flet hapur: Ka pasur raste kur nuk kam pasur para që t’i blej vajzës qumështin

Gjatë një bisede me banorët, Dafina e “Big Brother VIP Kosova” i ka këshilluar vajzat që të jenë shumë të përgatitura për situata të ndryshme të jetës kur të bëjnë një fëmijë.

Banorja e BBV flet hapur: Ka pasur raste kur nuk kam pasur para që t'i

Ajo tregoi hapur se ka pasur raste kur nuk ka pasur mundësi ekonomike që t’i blejë së bijës qumësht.

Banorja e BBV flet hapur: Ka pasur raste kur nuk kam pasur para që t'i

“Mbresa tha kam qejf me pas fëmijë një ditë. Mbresa duhet të jesh shumë e përgatitur psikologjikisht por duhet të jesh e përgatitur në çdo mënyrë. Duhet të jesh e përgatitur se ti ndoshta nuk do mundesh të shkosh mirë me atë njeri (me partnerin) dhe nuk shkon jeta duke u zënë. Duhet të jesh e përgatitur se ai të lë se ashtu i teket, i teket edhe ec. Kam pasur rastin tim edhe për gjithçka duhet të jesh e përgatitur. Unë kam qenë aq e përgatitur se si unë kam për të mbetur pa asgjë edhe gjithmonë e kam futur në tru se ajo do ndodhë, më ka ndodhur domethënë por nuk më ka rrëzuar për toke se kam qenë e përgatitur. Kam thënë “avash se jeta është shumë e gjatë”. Mua më ka ndodhur vetë që nuk kam pasur lekë për qumësht të vajzës. Më ka ndodhur një ditë ose dy ditë. Duhet m’i marr parasysh të gjitha kur të bësh fëmijë”, u shpreh Dafina.

Share With:
Translate »
145 Views