VIDEO/ “Kam ngrënë, më ushqeu një burrë mjekërbardhë”, rrëfimi i jashtëzakonshëm i 6-vjeçares në Turqi

Në një tragjedi aq të madhe sa ajo e Turqisë, ku deri më tani kanë humbur jetën 36 mijë persona, ka edhe histori të jashtëzakonshme, që bëjnë bujë në të gjithë globin.

Mediet turke kanë publikuar intervistën e çuditshme të një vajze 6-vjeçare, e cila kishte mbetur nën rrënoja dhe doli nga gërmadhat e banesës së saj pas mbi tre ditësh.

Kur doli jashtë, ajo i çuditi të gjithë me ato që tha dhe më pas një gazetar arriti ta intervistojë, duke siguruar një rrëfim të jashtëzakonshëm të së voglës.

Kur u pyet sesi qëndroi pa ujë dhe ushqim, ajo u shpreh se ka ngrënë dhe se e ka ushqyer një burrë me mjekër të bardhë nën rrënoja. Ajo madje është shprehur se burri misterioz mbante muret dhe tavanet e ndërtesës për të mos rënë mbi të voglën.

Pas shpëtimit, asaj i janë bërë analizat e nevojshme dhe është parë se ka nivelin e duhur të proteinave në trup, çka nuk tregon mosushqyerje. Gjithsesi, gjithçka mbetet në kuadrin e rrëfimit të një fëmije.

@keca_merdine47_35

bitane cocukta enkaz altında çıkarıldıktan sonra demiş ben aç susuz değilim bir abla geldi beni doyurdu demiş Rabbım dilediğine merhamet eder şüphesiz #melek #depremoldu #geçmişolsuntürkiye #diyarbakir #hatay #kahramanmaraş #doğalaffet

♬ orijinal ses – mardinli çiğdem ????

Share With:
Translate »
323 Views