Shtatzënë për herë të dytë, Rihanna nuk i tregoi babait lajmin e bukur, ja si e mësoi ai

Nuk kemi qënë vetëm ne që jemi surprizuar se Rihanna është shtatzënë për herë të dytë. Edhe babai i Rihanna-s ishte po aq i befasuar sa pjesa tjetër e botës kur këngëtarja e “Umbrella” zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së dytë në pjesën e parë të “Super Bowl 2023”.

Ronald Fenty, i cili udhëtoi nga Barbados për të ndjekur të bijën në Glendale, Arizona, tha për TMZ se ai nuk e kishte idenë se vajza e tij po priste fëmijën e dytë me ASAP Rockyn, raporton ‘PageSix‘.

Zoti im. Vajza ime duket se është shtatzënë”, tregon ai për atë ç’ka i tha partneres teksa ishte në tribunë në State Farm.

Ronald theksoi se shpreson që themeluesja e “Fenty Beauty”, të sjellë në jetë një vajzë, pasi vitin që kaloi u bekua me një djalë.

Siç është raportuar më parë, këngëtarja ka pasur një marrëdhënie të vështirë me të atin ndër vite. Ronald u divorcua nga mamaja e Rihannas, Monica Braithwaite, për shkak të problemeve të alkoolit dhe drogës kur këngëtarja ishte vetëm 14 vjeçe.

Artistja e famshme më vonë akuzoi të atin se kishte keqpërdorur emrin e saj për të përfituar. Megjithatë, ajo hodhi poshtë padinë që ngriti kundër tij në shtator 2021.

Share With:
Translate »
73 Views