“Çfarë e ke ti këtë” mjeku: Flituni fëmijëve për seksin që 7 vjeç, se i lani bashkë dhe pyesin njëri-tjetrin
Të flasësh me fëmijët për marrëdhëniet seksuale dhe edukimin seksual duket se është ende tabu në familjet shqiptare.
I ftuar në “Ditë e Re” në RTV Ora Shkëlqim Balili u shpreh se në shoqërinë tonë ëshët ende tabu të flasësh me fëmijët për seksin. Sipas tij prindërit duhet ti flasin fëmijëve që në moshën 7 vjecare për seksin pasi ai është gati për të nisur edkuimin e tij në këtë aspekt.
“Ne sot e kësaj dite nuk flasim sot për seksin në shtëpi. Nuk i flet dot babai, vajzës së tij 7 vjeçe për seksin. Dhe babai e nëna nëse shohin një grua shtatzënë duhet ti thonë vajzës/djalit që kjo është shtatzania, si bëhet.
Një fëmijë 7 vjeçar është gati për këtë informacion. Nëse ti ke dy fëmijë dhe i vë të lahen bashkë ata do të thonë: Çfarë e ke ti këtë, po ti çfarë e ke këtë,” tha ai.