“Gëzuar 6-mujorin o fytyrë zemër”/ Dojna Mema zbulon për herë të parë portretin e djalit të saj
Gjashtë muaj më parë Dojna Mema dhe Vlashent Sata mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, të cilën e pagëzuan me emrin Nolan Sol.

Moderatorja e cila është goxha aktive në rrjetet sociale, shpesh herë publikon momentet më të bukura me të voglin e saj të cilit nuk ia kishte zbuluar ende portretin e tij.
Në këtë ditë të veçantë për ta, prezantuesja ka ndarë për ndjekësit e saj një foto mjaft të ëmbël të Nolan Solit.
“Gëzuar 6-mujorin tënd o fytyrë zemër”– ka shkruar Dojna krahas fotos.
Kujtojmë se disa muaj më parë, moderatorja tregoi gjithçka rreth eksperiencës së saj gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes së djalit. Dojna tregoi vështirësinë e parë të shtatzënisë, që ishte mungesa e informacioneve zyrtare dhe të sakta lidhur me problemet pas lindjes, siç janë laktacioni apo depresioni.
“Unë e kam mbajtur vetë deri tani që është dy muajsh. Tani do kujdeset një zonjë për te paraditeve. Mua më ka ndodhur dhe e kam menduar që në Shqipëri gruaja nuk ka shumë informacion për ato që vijnë pas lindjes. Jo vetëm për depresionin postpartum, apo laktacioni, duhet të ketë klasa në Shqipëri që duhet të japin këto informacione të konfirmuara. Gjërat bazike që nëna duhet të dije kur sjell në jetë bebin. Mami im ka pasur depresion me lindjen e parë, dhe ajo as që nuk e dinte se çfarë kishte. Shumë njerëz nuk e kanë këtë mundësi dhe është problem. Unë isha përgatitur shumë për laktacionin dhe e përjetova shumë lehtë”- tregoi Dojna.

Moderatorja tregoi gjithashtu se e ka pasur kompleks në fillim lindjes përmes rrugës çezariane (me operacion), por sot shprehet e lumtur për zgjedhjen e saj. “Kompleks kam pasur faktin që linda me çezarian (operacion) dhe jo me lindje natyrale. Kjo ka qenë pjesa më e komplikuar që unë e kam vuajtur shumë. Për fat kisha Vlashentin afër. Deri në momentin e fundit kam shkuar në spital me idenë që do lindja vetë. Kisha panik, as nuk e kisha menduar fare momentin e lindjes dhe kur erdhi…nuk isha vërtetë gati. Por të kisha pasur një ndjekje graduale, ndoshta mund ta kisha përballuar por tani jam e lumtur për zgjedhjen e bërë. Shtatzëninë e kam pasur shumë te lehtë, e kam përjetuar shumë mirë. Kam lindur në javën e 41 se fëmija ishte pak ‘përtac’. E mira që të gjitha gratë të ndjekin një regjim të mos konsumojnë gjëra të dëmshme, pavarësisht se unë kam ngrënë pica”- tha Dojna për “Goca dhe gra”.
