Flet Ryan Reynolds pas lindjes së bebit numër 4: Shtëpia është bërë si kopsht zoologjik. Unë do rri në zyrë

Për herë të parë pas ardhjes në jetë të bebit numër 4, Ryan Reynolds foli. Pas Blake që postoi foto pa barkun e rrumbullakosur dhe tha se po kalonte super, Ryan tha: “Jemi shumë të emocionuar. Nuk do ta kishim bërë për herë të katërt nëse nuk do ta donim këtë gjë”.

Po para se të thoshte gjithçka, e bëri të qartë diçka: “Mos prisni të them gjininë, se ky nuk është një njoftim lindjeje.”

Ryan e përshkroi shtëpinë me humor si një kopsht zoologji: “Të gjithë po ia dalim shkëlqyeshëm. Përndryshe do ishim në telashe të thella. Është si një kopsht zoologjik këtu”, tha referuar kuzhinës ku po bënin intervistën.

“Kurse kjo këtu është zyra ime këtu. Për të qenë i sinqertë, ndoshta do ta kaloj pjesën tjetër të jetës sime këtu”, tha Ryan.

Reynolds dhe Lively kanë tre vajza: James, 8, Inez, 6 dhe Betty, 3. I katërti është ende sekret.

Share With:
Translate »
68 Views