Capital T uron të ëmën me fjalë të veçanta për ditëlindje
Capital T, ka bërë një dedikim të veçantë për personin e zemrës.

Përmes një fotografie të postuar në Instagram, artisti tregon se sot feston ditëlindjen nëna e tij.

“Sot është një ditë shumë e veçantë. Është ditëlindja e mbretëreshës sime. Faleminderit për gjithçka nënë. Do të festojë për ty deri kur të vdes, të dua shumë. Zoti të bekoftë”, ka shkruar ai.
Këngëtari i famshëm e ka theksuar disa herë se ruan një raport shumë të mirë me nënën.