Lidhja me Kristin brenda ‘BBV’, Keisi: Mos kap babi im Bertin

Keisi Medini është shumë e shqetësuar sesi do pritet lidhja e saj me Kristin, jashtë. Ajo ka qënë sot shumë e heshtur dhe e trishtuar për shkak të asaj që mund të mendojë babai i saj, Sabiani. Këtë merak, ajo e ka ndarë me Kristin, e ky i fundit i tha që të mos shqetësohet pasi nuk po bën asgjë te keqe.

Me shaka, Keisi imagjinoi një skenë ku Sabiani shkon dhe i kërkon llogari Robert Aliajt, për Kristin.

Po mërzitem si të mos mërzitem. Unë e di që më kupton, është personi i parë që është suportuesi për çdo gjë që bëj. I mendoj këto gjëra, mendoj, jemi 24/7, na shikon tërë kohës. Të shkojë të kapi Bertin babi jashtë, ai djali jot, shko kapi veshin, s’ma le vajzën rehat.’- thotë Keisi.

@yll.pra.yll

♬ Damla Damla – Roni Violinist

Teksa ditët kalojnë, pëlqimi mes Kristit dhe Keisit duket sikur forcohet edhe më shumë. Edhe sot ka pasur ngacmime mes dyshes. Sapo Kristi dhe Keisi u ngritën nga gjumi, ata dolën të dy në oborr për të konsumuar kafen e mëngjesit. Mes tyre nuk ngacmuan për asnjë çast prekjet, ngacmimet, por edhe flirtimet.

Share With:
Translate »
149 Views