Luizi nxjerr anën e tij të brishtë, tregon përse përlotet çdo mëngjes dhe malli që e këput për nënën
Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP kishte rezervuar një surprizë të bukur për Luizin. Pasi u takua me babain e Kiarës, ai u thirr nga Arbana në dhomën e rrëfimit.
Aty ajo e pyeti se përse Luizi qante çdo mëngjes. Këngëtari u shpreh se pothuajse çdo mëngjes ishte e njëjta këngë “It’s too late apologize” e cila ishte dhe e vetmja këngë “moderne” që i pëlqente të atit të ndjerë.

Veç kësaj, në dhomën e surprizave, Luizin e priste një letër e së ëmës e cila tregonte të gjithë dashurinë dhe mbështetjen për të. Jo vetëm kaq, por Luizi dëgjoi dhe një mesazh zanor nga e ëma e që e përloti akoma më shumë. /Kids’ Time

