Bes Kallaku ‘bëhet’ si Kristi i ‘BBV’ dhe për këtë ‘fajin’ e ka Ajka…

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Shpesh çifti i dedikojnë njëri-tjetrit postime në rrjete sociale ku shprehin dashurinë ndaj njëri-tjetrit, por së fundmi Besi ka ndarë një video shumë ‘funny’ ashtu si shpesh jemi mësuar, por jo me Xhensilën por me vajzën e tij. Ashtu si e dimë, fëmijët të detyrojnë të bësh gjithçka e mesa duket kërkesa e çuditshme e radhës nga Ajka ka qenë t’i lyejë thonjtë të atit. Teksa aktori e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, gjatë video-s dëgjohet ky i fundit ku shprehet se e ka bërë si Kristi i ‘BBV’…

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it. Ata janë me njëri-tjetrin prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie, por së fundmi u përfol gjatë nëpër media se mes dyshes gjërat kanë marrë fund. Fillimisht gjithçka nisi si thashethem, por burime pranë tyre treguan se prej disa muajsh ata janë në një krizë. Madje u tha se Xhensila është largur nga shtëpia së bashku me vajzën dhe se ata nuk jetojnë më nën të njëjtën çati.

Megjithatë, ata zgjodhën që të hidhnin poshtë zërat për ndarjen e tyre në mënyrën më të bukur dhe romantike të mundshme. Ka qenë Xhensila ajo që ka postuar e para në Instagram një video nga koncerti i saj i mbrëmshëm. Ajo është shoqëruar nga Besi dhe madje në një moment i ka bërë dhe një dedikim romantik në skenë dhe më pas kanë shkëmbyer dhe një puthje.

Share With:
Translate »
120 Views