Lajm i bukur, aktorja e famshme bëhet nënë për herë të dytë
Ylli i famshëm, Kaitlynn Carter, është bërë nënë për herë të dytë.
Ylli i “Hills: New Beginnings” ka mirëpritur fëmijën e dytë, një vajzë, me Kristopher Brock.
Carter njoftoi lajmin e bukur me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram të premten.
Ajo ndau një sërë fotografish nga dita e lindjes, duke përfshirë dhe një foto bardh e zi të Brock duke mbajtur vajzën e tyre.
Çifti megjithatë nuk e zbuluan emrin e vajzës së tyre.
Blogerja u bë nënë për herë të parë në shtator të vitit 2021, ku ajo dhe Brock mirëpritën djalin e tyre tashmë njëvjeçar, Rowan.
Stilisti është edhe babai i djalit, Charlie, nga një lidhje e mëparshme me Laura Vassar.
Brock filloi të takohej me Carter në vitin 2020. /Telegrafi/