Publikohen për herë të parë fotot e rralla të Princeshës Diana me William-in e porsalindur

Është publikuar një album i ri i fotove të Princeshës Diana nga koha kur Princi William ishte ende foshnjë publikuar, duke dhënë një pamje të shkurtër të jetës private të familjes mbretërore.

22 fotografitë do të jenë pjesë e një ankandi njëmujor nga Willingham Auctions në Angli dhe tregojnë Princeshën Diana dhe Princin Charles me djalin e tyre të sapolindur në Kalanë Balmoral në shtator 1982.

Në disa nga fotot shihen Mbretëresha Elizabeth, Mbreti Baron, mik i familjes, si dhe foto familjare nga pushimet e çiftit mbretëror në Skoci.

Në një tjetër imazh, Diana është 21 vjeçe dhe e veshur me rroba ‘casual’ ndërsa mban në krahë Princin William, në njërën ajo shikon me butësi të birin e porsalindur, ndërsa në një tjetër pozon me një mik te dera e shtëpisë së Mbretëreshës.

Fotografitë, sipas shtëpisë së ankandeve, janë jashtëzakonisht të rralla dhe pritet të shiten për një shumë të madhe parash: “Ka shumë fotografi të bëra të Princeshës Diana, por këto japin një pamje personale. Albumi është unik dhe nuk do të gjeni të tjera si ato”, thotë drejtuesi i ankandit në një intervistë për Mirror.

Share With:
Translate »
73 Views