VIDEO/ “Nuk i kushtoi rëndësi” vogëlushit të sëmurë në studio, reagon Alketa Vejsiu pasi u “kryqëzua” nga ndjekësit

Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar menjëherë pas videos së bërë virale në “TikTok”, ku shihej teksa nuk i kushtonte rëndësi një të mituri i cili shfaqi probleme shëndetësore gjatë transmetimit të “Piter Pan”.

Por, ashtu si ndodh gjithmonë, ku rrjetet sociale e derformojnë të gjithë ngjarjen, kështu ka ndodhur dhe kësaj here.

Së fundmi, është dashur vetë reagimi i Alketës për të kuptuar në të vërtetë se çfarë kishte ndodhur.

Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ka publikuar të gjithë videon ku në momentin që vogëlushi është ndjerë i sëmurë, për të mos përhapur panik te fëmijët e tjerë, ka thënë “skagje, se fëmijët kështu sëmuren”. Më pas ajo ka ndërprerë programin për t’i shkuar dhe qëndruar afër të voglit.

“SQARIM! Kur montoni videot ne Tik Tok, ju lutem perdorni versionin e plote dhe mos nxirrni fjalite jashte kontekstit!

Piter Pan eshte nje program viral per lezetin e batutave, por jo per te marre ekstrakte qe lindin keqkuptime, te shkeputura nga konteksti i vertete i ndjeshmerise njerezore qe gezoj per cdo qenie humane; vecanerisht femijet…qe jane bekimi me i madh????

Nje program me protagoniste femijet, ka shume te papritura per t’u menaxhuar! Diku humbasim orientimin se ne kufje flet regjia, ne skene flasin asistentet e produksionit, prinderit nga ana tjeter natyrshem jane te shqetesuar, dhe femijet pastaj jane plot 14 ne panel dhe ndonjehere mund te behet ndonje reagim i vonuar!

Djali qe pati nje problem gjate Live ka pasur dashurine e te gjitheve ne, dhe te nenes e cila ishte ne publik dhe u perkujdes menjehere!”, shruan Alketa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Share With:
Translate »
116 Views