Përlotet Olta: Para se të hyja në BBV humba një fëmijë

Loja me pyetje ka vazhduar gjatë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e BBV. Banorët kanë pyetur Oltën nëse është gati që kur të dalë nga BB të fillojë fëmijën e dytë dhe ajo tha: “Mezi po pres”.

Përveç kësaj ajo tregoi edhe diçka që pak e dinë, madje edhe partneri i saj nuk e di të sigurt. Para se të futej në shtëpinë r famshme ajo ka qenë shtatzënë 4.javëshe dhe e ka humbur fëmijën. Ishte diçka e dhimbshme për të, por që e ka kaluar me sportivitet. Madje kjo ndodhi e ka shtyrë edhe më shumë që të pranojë përfundimisht ftesën e për t’u bërë pjesë e spektaklit.

Duke folur me Dean Olta ka thënë se kur ke një fëmijë, humbja e një tjetri të dhemb edhe më shumë. Edhe pse e vogël në moshë shtatzënie ajo kishte filluar të ëndërronte, të zgjidhte emrat, etj. Olta shpreson që kur të dalë zoti ta bekojë me një tjetër fëmijë dhe ne urojmë që dëshira t’i plotësohet.

Share With:
Translate »
112 Views