Video/ Sërish sherr mes adoleshenteve, vajzat godasin njëra- tjetrën në një shkollë në Bathore

Dy adoleshente të tjera janë përfshirë në një konflikt me njëra- tjetrën në një shkollë në Bathore. Sherri ka ndodhur në mes të rrugës, por arsyet nuk dihen. Këto pamje aspak të hijshme tregojnë 2 vajza që sipas mediave, studiojnë në klasën e gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore.

Teksa kapen për flokësh me njëra-tjetrën, bashkëmoshatarët e tyre që duhet të nxitonin për t’i ndarë dhe për t’i thënë se nuk është zgjidhja e duhur për të zgjidhur një keqkuptim, e shijonin pamjen skandaloze sikur të ishte spektakël. Vetëm pak çaste pas sherrit, një djalë u fut mes vajzave për t’i dhënë fund goditjeve. Pamjet e shpërndara janë shoqëruar me një këngë të reperave shqiptarë që flasin për “plumba” e “thyerje hunde”, të cilat po i dëgjojnë në masë të gjerë fëmijët.

Po disa ditë më parë, disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” u përfshinë në një sherr të tillë. Mbetet e paqartë arsyeja përse vajza kaq të vogla në moshë arrijnë që të konfliktohen në këtë mënyrë me njëra-tjetrën.

Share With:
Translate »
156 Views