Sharon Stone: Humba kujdestarinë e djalit falë ‘Basic Instinct’

Sharon Stone ka treguar se si filmi ‘Basic Instinct’ ndikoi në betejën e saj për kujdestarinë.

Gjatë një paraqitjeje në iHeart Podcast Table for Two With Bruce Bozzi, aktorj zbuloi se filmi ishte pjesë e arsyes që ajo humbi kujdestarinë e djalit të saj, Roan, tani 22-vjeçarin që ajo adoptoi me ish-in e saj, Phil Bronstein. “Kam humbur kujdestarinë e fëmijës tim. Gjykatësi e pyeti fëmijën tim — djalin tim të vogël , ‘A e dini se nëna juaj bën filma se*si?’”, kujtoi Stone, përpara se të detajonte “lloj abuuzimi nga sistemi”.

“Më konsideronin se çfarë prindi isha, sepse e bëra atë film”, tha ajo. “Njerëzit po ecin përreth pa rroba fare në TV tani dhe ju patë ndoshta 60 sekonda lakuriqësi  nga unë dhe kjo bëri që unë të humbisja  kujdestarinë e fëmijës tim.”

Situata pati një ndikim të thellë te Stone, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Sharon foli për problemet në kujtimet e saj të vitit 2021, The Beauty of Living Twice. Në libër, tregon se si, pasi ajo dhe Bronstein u ndanë në vitin 2004, aktorja humbi kujdestarinë kryesore të Roanit, i cili ishte i vogël në atë kohë.

Në atë kohë, Stone shkroi se nuk mund të tregonte pse humbi kujdestarinë, si për shkak të një marrëveshjeje konfidencialiteti, ashtu edhe për “respektin” ndaj Roanit. Megjithatë, ajo ndau ndjenjat e saj për situatën. “Unë u ndëshkova për ndryshimin e rregullave se si i shohim gratë.  E di që duke shkruar këtë libër mund të ndëshkohem sërish”, ka shkruar ajo. “Por këtë herë nuk kam frikë”./Lapsi.al

Share With:
Translate »
147 Views