Pas publikimit në JOQ gjenden prindërit e vajzës që denoncoi humbjen e tyre

Pak minuta më parë, JOQ Albania publikoi denoncimin e një vajze që kishte humbur kontaktet me prindërit e saj. Këta të fundit, Agron dhe Lumturie Ruçi kishin shkuar në Amerikë tek vajza tjetër dhe dje janë nisur për t’u kthyer nga Amerika në Shqipëri.

Ata ishin nisur me avion nga Amerika, por kjo e fundit do të ndalonte në aeroportin e Londrës “London Heathrow” dhe këtu avioni u ka ikur dhe Agron dhe Lumturie Ruçi nuk ishin përgjigjur thirrjeve të vajzës. Ndërkohë pas publikimit të denoncimit nga redaksia jonë, vajza ka kontaktuar përsëri me JOQ dhe ka bërë me dije se prindërit janë gjetur Munich të Gjermanisë dhe do të nisen për Shqipëri.

Vajza që denoncoi në redaksi humbjen e kontakteve me prindërit:

Faleminderit per respektin , kompania sapo komunikoi motren qe i kane gjetur ne Myni te Gjermanise dhe do i nisin per Shqiperi . Ju falenderoj nga zemra per mbeshtetjen tuaj . Jeni e vetmja faqe qe mund ti drejtohemi kur kemi halle . Respekte pafund

Share With:
Translate »
167 Views