Mori një letër fshehurazi nga gjyshja? Familjarët e Deas reagojnë mbi teorinë virale
Prej mbrëmjes së djeshme po qarkullon në rrjet një teori konspirative që lidhet sigurisht me Big Brother.
Dea takoi gjyshen e saj si një surprizë shumë të bukur pasi hapi Kutinë e Pandorës. Në një takim shumë emocionues dhe të ngrohtë, shumë ndjekës vunë re se ajo i jep një letër në dorë që Dea e merr dhe e vendos në tavolinë.
Videoja po përhapet me shpejtësi dhe sipas pretendimeve, Dea ka marrë informacion nga gjyshja e saj.
Gjithsesi, kjo gjë është mohuar totalisht në faqen e saj në Instagram. Personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Deas në një reagim bëjnë ne dije se kjo është e pavërtetë dhe se gjyshja i ka dhënë thjesht një farcoletë.
