“Shpresoj që Zoti të më bekojë dhe mua…”, Mariza Ikonomi flet për shtatzëninë
Historia e dashurisë që e bëri publike për herë të parë në studion e “Rudina”, por edhe kënga me të cilën mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, që titullohej “Mama”, ngritën dyshimet se Mariza Ikonomi ishte shtatzënë. E po në studion e “Rudina”, këngëtarja i hedh poshtë këto zëra, ndonëse pranon se e mirëpret një shtatzëni të mundshme.
Rudina Magjistari: U aludua që mund të ishte duke përjetuar edhe ndonjë moment të tillë gjatë “Këngës Magjike”
Mariza Ikonomi: Jo akoma. Po shpresoj vërtetë shumë që Zoti të më bekojë me një dhuratë të tillë, që unë pse jo të kem një Marizë të vogël në të ardhmen.
Rudina Magjistari: Vazhdon e bindur për vajzat.
Mariza Ikonomi: Nuk e di pse e them. Tani edhe çun, vetëm shëndet të ketë. Po vërtetë dua shumë që Zoti të më bekojë edhe mua, që ta përjetoj edhe unë këtë ndjesi hyjnore do thosha.
Rudina Magjistari: Absolutisht, ta uroj me gjithë shpirt. Do të jetë momenti e vet ndoshta. Kur të jetë gati për të ardhur në këtë botë, do të thotë, mami Mariza jam gati. Bëhu gati.
Mariza Ikonomi: Sesi më duket kur thua mami… edhe bën këngë për mam, por ndërkohë. Prit një çik, prit.
Rudina Magjistari: Më ngadalë…. Kështu të duket vetja, asnjëherë s’je gati, vetëm kur gjendesh pastaj dhe të pëlqen shumë ai tingulli kur fillon të flasë. Po do t’i provosh me radhë të gjithë.