Nusja e Saimir Tahirit bën dedikimin e ndjerë për vdekjen e vjehrrit! “Sa keq që nuk të shërbeva dot më shumë…”

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Bashkim Tahiri ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare pas një “lufte” me sëmundjen e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur ta fitojë dhe mëngjesin e sotëm ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Babai i ish-ministrit prej disa vitesh vuante nga leucemia, por sëmundja ishte përkeqësuar vitin e fundit duke i marrë edhe jetën. Bashkim Tahiri ishte farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije edhe familjarët e tij në një postim në faqen zyrtare të Saimir Tahirit. (LEXO KETU)

Edhe Fatlinda Berisha Tahiri, pedagoge tek Shkencat Sociale dhe njëherësh bashkëshorte e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me ngjarjen tronditëse në familjen e tyre.
Teksa ka postuar një foto të vjehrrit me djalin e saj, Fatlinda ka shkruar: “Sa shume e doje jetën o gjys! Do na mungosh shume, be di te ngreme cdo here dolli per ty dhe une do ta pi me buzeqeshje. Sa keq qe ste ndihmova dot me shume” /Kids’Time/

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Share With:
Translate »
164 Views