Çfarë e shtyu Rezarta Shkurtën të gënjejë për shtatzaninë?
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, ditën e djeshme (e shtunë) lëshoi një gënjeshtër për 1 Prill.
Ajo kishte bërë një postim në InstaStory duke u thënë ndjekësve se po pret një fëmijë.
“Ne do të kemi një fëmijë. Familja jonë ka një surprizë”, thuhej në imazh.

E pak më vonë duke qenë se lajmi u shpërnda gjithandej nëpër portale, sipermarrësja bëri një reagim.
“Si ta them, por po e them. Gëzuar 1 prillin”, shtoi ajo.

Veç kësaj, pati edhe lajme të tjera që u njoftuan për ‘Ditën e Gënjeshtrave’ pasi në fund të gjitha falen në këtë ditë.
Bukuroshja theksojmë që është në një romancë dashurie prej shumë vitesh me Ermal Hoxhën.