Michelle Hunziker gjen një zgjidhje që nipi mos ta thërrasë gjyshe dhe mbase s`do t`ju pëlqejë

Ardhja e Cezare në jetë, djalit të Aurora Ramazzotti dhe Goffredo Cerza, ka lumturuar jo vetëm çiftin, por edhe gjyshërit Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti.

Ardhjen në jetë të nippit, Michelle e pa si një dhuratë të dyfishtë. “Pas tre vajzave, më në fund një djalë”, tha kur zbuluan gjininë, referuar tre vajzave që ka sjellë vetë në jetë.

Të jesh gjyshe në moshën 46-vjeçare mund të jetë përveçse e veçantë, edhe disi e sikletshme. Michelle nuk dëshiron të ndihet e plakur dhe duket se termin “gjyshe” e lidh patjetër me moshën e tretë.

Michelle Hunziker gjen një zgjidhje që nipi mos ta thërrasë

“Le ta bëjmë kështu: Ineke do vazhdojë të jetë gjyshja e të gjithëve, ndërsa unë do të jem nëna në kub. Në rregull?”, shkruan ajo në një Instastory, ku ka postuar një foto të mamasë së saj, Ineke, me të cilën është shumë e lidhur.

Po a duhet fëmija të thërrasë “mama” gjyshen, vetëm sepse kjo e fundit është ende shumë e re?

Share With:
Translate »
119 Views