U raportua se fëmijët e saj dhe Cristianos janë bullizuar në shkollë, reagon Georgina Rodriguez
Si një nga çiftet më të famshme në botë lajmet për Cristiano Ronaldon dhe Georgina Rodriguez janë të shumta çdo ditë.
Së fundmi, u raportua në disa media ndërkombëtare se fëmijët e tyre janë bullizuar dhe ngacmuar në shkollë. Gjë që është mohuar nga Georgina.

Në një status në Instagram ajo shkruan se se fëmijët e tyre studiojnë në një shkollë fantastike me profesionistë të vërtetë që i ndihmojnë shumë. Georgina shton se fëmijët kanë gjetur shokë të rinj dhe janë shumë të lumtur.
“Disa media publikuan disa lajme negative për fëmijët tanë në shkollë dhe dua të them se këto pohime janë ABSOLUTISHT të pavërteta. Fëmijët tanë studiojnë në një shkollë fantastike, me profesionistë të mrekullueshëm. Ne e vlerësojmë vërtet punën e mahnitshme që ata bëjnë për ne si familje, si prindër dhe në nivel personal. Fëmijët tanë kanë gjetur miq të dashur dhe janë shumë të lumtur në shkollën e tyre të re në Riad. Fatmirësisht ne kemi pasur gjithmonë eksperienca të shkëlqyera në çdo vend dhe në çdo shkollë. Ne admirojmë secilin prej tyre.”
