Fëmija 4-vjeçar gëlltit një lodër metalike, përfundon me urgjencë në spital
Një djalë 4-vjeçar dhe prindërit e tij kanë shkuar me urgjencë në spitalin e Selaniku, në orën 4 të mëngjesit të sotëm, pasi fëmija kishte gëlltitur një lodër.
Siç raportojnë mediat greke, pas rrezatimeve dhe analizave imazherike, u konstatua se fëmija kishte gëlltitur një qen metalik gjatë një loje. Mjekët iu thanë prindërve se lodra duhej hequr menjëherë, pasi ndodhej në një vend mjaft të vështirë.
Pasi u bënë të gjitha analizat e nevojshme për lokalizimin e saktë të objektit, por edhe pas një vlerësimi pediatrik, fëmija iu nënshtrua një ezofagoskopie mëngjesin e sotëm kjo është një metodë për trajtimin e obstruksioneve akute të traktit të sipërm tretës tek fëmijët nën anestezi të përgjithshme për ta hequr lodrën nga ezofagu.
Mjekët hoqën me sukses lodrën metalike dhe fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet në Klinikën e Pediatrisë.

